LAJME

Lajm

Ministria e Financave parashikon një borxh të ri prej 100 milionë eurosh

Hënë, 9 Nëntor 2026, 09:52

Ministria e Financave parashikon një borxh të ri prej 100 milionë eurosh

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ministria e Financave do të ofrojë edhe 100 milionë euro borxh të ri në tregun e brendshëm përmes një ankandi të letrave me vlerë shtetërore, bëhet e ditur nga një njoftim në faqen e Bankës Kombëtare të Bullgarisë. Letrat e ofruara janë me afat 10-vjeçar dhe me kupon vjetor interesi prej 3.5%.

Që nga fillimi i vitit, financimi përmes borxhit ka arritur në 6.5 miliardë euro, nga të cilat 1.75 miliardë euro janë siguruar nga tregu i brendshëm, ndërsa 4.75 miliardë eurot e mbetura janë mbledhur në tregjet ndërkombëtare të kapitalit përmes emetimeve të kryera në korrik dhe shtator.

Shuma maksimale e borxhit të ri shtetëror që mund të merret gjatë vitit, në përputhje me buxhetin, është 10.1 miliardë euro. Në këtë shumë përfshihet edhe një hua deri në 3.26 miliardë euro në kuadër të instrumentit evropian të mbrojtjes SAFE.

Pritet që borxhi shtetëror të arrijë në 37.7 miliardë euro deri në fund të vitit, ose 30.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva