Lajm
Qendër industriale dhe hapësinore do të ndërtohet pranë Sofjes
Hënë 9 Nëntor 2026 10:53
Hënë, 9 Nëntor 2026, 10:53
FOTO: EnduroSat
Madhësia e shkronjave
Një park industrial i teknologjisë së lartë dhe një qendër zhvillimi për teknologjitë hapësinore dhe të mbrojtjes do të ndërtohen në Dobrosllavci, një fshat në territorin e Komunës së Kryeqytetit Sofje. Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-memorandum mirëkuptimi midis qeverisë dhe kompanisë “Starbase Europe” EOOD, i cili parashikon një investim prej 100 milionë eurosh.
Territori i ish-bazës ushtarake dhe aeroportit të Dobrosllavcit do të shndërrohet në një kompleks industrial modern me fokus te teknologjitë hapësinore, prodhimi i teknologjisë së avancuar dhe zhvillimi i teknologjive me përdorim të dyfishtë, si për qëllime civile ashtu edhe për mbrojtjen. Planet përfshijnë ndërtimin e kapaciteteve prodhuese, infrastrukturës kërkimore dhe zhvillimore, si dhe objekteve për veprimtarinë e kompanive teknologjike dhe ekipeve inxhinierike. Qëllimi është krijimi i një mjedisi për zhvillimin e inovacionit dhe të prodhimeve me vlerë të lartë të shtuar.
Nisma është përcaktuar si një projekt investimi prioritar, me potencial për të zhvilluar sektorin e teknologjisë së lartë në Bullgari dhe për të forcuar pozicionin e vendit në fushën e teknologjive hapësinore dhe të mbrojtjes.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva