Gjobitën një zinxhir të madh tregtar për praktika të padrejta tregtare

Hënë, 9 Nëntor 2026, 16:18

Gjobitën një zinxhir të madh tregtar për praktika të padrejta tregtare

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës gjobiti rrjetin tregtar “Kaufland Bulgaria” me afro 76 milionë euro për praktika të padrejta tregtare ndaj prodhuesve bullgarë, raporton gazetarja jonë Natalia Gançovska. Sipas autoritetit rregullator, rrjeti ka shfrytëzuar pozitën e tij më të favorshme në treg për t’u kërkuar furnizuesve çmime më të ulëta, ka mbajtur në mënyrë të padrejtë shuma parash për shërbimet që u ofronte dhe ka zvarritur negociatat në rastet kur prodhuesit kërkonin rritjen e çmimeve.

Përfaqësuesit e rrjetit tregtar i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke deklaruar se do t’i mbrojnë të drejtat e tyre me të gjitha mjetet ligjore pranë institucioneve kompetente bullgare dhe evropiane. “Në këto rrethana, do të detyrohemi të rishikojmë tërësisht investimet tona të ardhshme në vend”, thuhet më tej në reagimin e kompanisë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti më shqip: Svetllana Dimitrova