Lajm
Medalje për nxënësit bullgarë në Olimpiadën e Astronomisë dhe Astrofizikës
Hënë 9 Nëntor 2026 16:48
Hënë, 9 Nëntor 2026, 16:48
FOTO: mon.bg
Madhësia e shkronjave
Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare Rinore të Astronomisë dhe Astrofizikës, e zhvilluar në qytetin Ubon Ratçatani të Tajlandës, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë. Në olimpiadë morën pjesë 106 nxënës nga 23 shtete, të cilët vunë në provë njohuritë dhe aftësitë e tyre në dy faza konkurrimi: atë teorike dhe atë të vëzhgimit.
Medaljen e artë e fitoi nxënësi i klasës së dhjetë, Pavell Kazakov, nga qyteti Stara Zagora.
Medalje argjendi fituan Lev Belenkij dhe Dimitër Pavllov, nxënës të klasës së dhjetë nga Varna, si dhe Viktor Kozhuharov, nxënës i klasës së nëntë nga Sofja.
Medaljen e bronztë e meritoi Kristian Hanna, nxënës i klasës së nëntë nga Sofja.
Drejtues të ekipit ishin docenti dhe doktori Aleksandër Kurtenkov, nga Instituti i Astronomisë me Observatorin Kombëtar Astronomik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, dhe Nikolla Karavasilev, nga Unioni i Astronomëve në Bullgari.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti më shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova