Presidentja Ilijana Jotova do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Martë, 10 Nëntor 2026, 06:04

Ilijana Jotova

Ilijana Jotova

FOTO: BTA - atkiv

Madhësia e shkronjave

Më 10 nëntor, presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, do të bëjë një vizitë në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në edicionin e nëntë të forumit, i cili këtë vit mbahet me moton “Nga sovraniteti drejt bashkëpunimit”, pritet të marrin pjesë mbi 350 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, sektorit joqeveritar dhe botës së biznesit.

Një nga aktivitetet kryesore të forumit do të jetë Samiti për Fëmijët, ku presidentja bullgare do të mbajë një fjalim. Ajo do të prezantojë shembuj pozitivë nga Bullgaria për përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin mësimor, si dhe për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Gjatë qëndrimit në Paris, Jotova ka planifikuar edhe takime me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti më shqip: Svetllana Dimitrova