Von der Leyen viziton Bullgarinë për shkak të kërcënimeve në Detin e Zi

Martë, 10 Nëntor 2026, 05:32

Von der Leyen viziton Bullgarinë për shkak të kërcënimeve në Detin e Zi

FOTO: BTA/arkiv

Madhësia e shkronjave

Vizita e sotme (10.11) në Bullgari e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ashtu si edhe vizita e djeshme (09.11) në Rumani, lidhet me shtimin e kërcënimeve hibride në rajonin e Detit të Zi. Bën të ditur Komisioni Evropian. Në njoftimin zyrtar, Komisioni thekson se të dyja vendet pritet të marrin mbështetje shtesë për forcimin e sigurisë, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). “Gjatë këtij viti, Evropa po përballet me një rritje shqetësuese të kërcënimeve hibride, sulmeve dhe ndërhyrjeve në territorin e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, gjysma e këtyre rasteve kanë prekur Bullgarinë, Rumaninë dhe rajonin e Detit të Zi.

Gjatë vizitës së saj, von der Leyen do të shprehë vendosmërinë për rikthimin dhe ruajtjen e lirisë së lundrimit në Detin e Zi.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti më shqip: Svetllana Dimitrova