LAJME

Lajm

Mbi 150 thasë me spec të kuq dhe një dron dolën në breg pranë Sinemorecit

Hënë, 9 Nëntor 2026, 18:22

Mbi 150 thasë me spec të kuq dhe një dron dolën në breg pranë Sinemorecit

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bashkia bregdetare e Carevos, në bashkëpunim me vullnetarë, po nis një aksion pastrimi në plazhin "Lipite" pranë Sinemorecit, pasi deti nxori në breg më shumë se 150 thasë me spec të kuq, njoftoi për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) zëvendëskryetari i bashkisë së Carevos, Denis Dihanov. Për shkak të terrenit të vështirë dhe tokës së lagësht, operacioni i pastrimit do të kryhet nga deti. Gjatë fundjavës u morën mostra të ujit dhe, deri më tani, nuk u konstatuan devijime nga normat e lejuara. Akoma nuk dihet origjina e thasëve me spec të kuq, as e dronit të gjetur në të njëjtin plazh.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti më shqip: Svetllana Dimitrova