LAJME

Lajm

Një spitali në Plovdiv mori donacion nga një profesor bullgar në Bernë

Hënë, 9 Nëntor 2026, 18:36

Një spitali në Plovdiv mori donacion nga një profesor bullgar në Bernë

FOTO: Radio Plovdiv

Madhësia e shkronjave

Një donacion me vlerë 240 mijë euro, që përfshin pajisje spitalore, materiale mjekësore të konsumueshme, instrumente, shtretër dhe barela, i është dhuruar Spitalit Universitar "Plovdiv" nga prof. Valentin Xhonov, drejtor i Institutit të Anatomisë në Universitetin e Bernës dhe drejtues i Urdhrit Maltez, njoftoi BNR Plovdiv.

Sipas drejtuesve të spitalit, materialet e dhuruara do të mbulojnë nevojat e reparteve kirurgjikale për një periudhë prej katër deri në gjashtë muajsh.

Prof. Valentin Xhonov është ndër bullgarët e suksesshëm që realizuan karrierën e tyre jashtë vendit, por vazhdojnë të ndihmojnë atdheun. Ai angazhohet në projekte për ngritjen e kualifikimit të mjekëve dhe studiuesve të rinj, si dhe është një donator aktiv i institucioneve shëndetësore dhe sociale në Bullgari. Nismat e tij bamirëse realizohen në bashkëpunim me Urdhrin Sovran të Maltës në Zvicër.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti më shqip: Svetllana Dimitrova