LAJME

Lajm

Rreziku ushtarak rrit tarifat e transportit në Detin e Zi

Martë, 10 Nëntor 2026, 08:29

Rreziku ushtarak rrit tarifat e transportit në Detin e Zi

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Kompanitë e transportit detar po vendosin tarifa shtesë për rrezikun ushtarak për transportin e mallrave drejt dhe nga Deti i Zi, për shkak të përkeqësimit të situatës në rajon. Masat e reja prekin edhe portet bullgare të Varnës dhe Burgasit, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare të specializuara, njofton agjencia BGNES.

Kompania franceze e transportit detar CMA CGM vendosi një tarifë shtesë që hyn në fuqi më 9 nëntor 2026. Ajo është 35 dollarë për një kontejner 20-këmbësh dhe 70 dollarë për një kontejner 40-këmbësh dhe zbatohet për të gjitha llojet e mallrave. Tarifa përfshin transportin drejt dhe nga portet e Konstancës në Rumani, Varnës dhe Burgasit në Bullgari, Potit në Gjeorgji, si dhe porteve të tjera të rajonit të Detit të Zi ku operon kjo kompani. Sipas njoftimit zyrtar të CMA CGM, masa zbatohet për mallrat që transportohen drejt dhe nga vendet e rajonit të Detit të Zi, pavarësisht nga pika e nisjes apo destinacioni përfundimtar i transportit ndërkombëtar.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova