LAJME

Lajm

Qarkullimi në pikat kufitare vijon pa probleme

Martë, 10 Nëntor 2026, 09:26

Qarkullimi në pikat kufitare vijon pa probleme

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi i automjeteve është normal në të gjitha pikat dhe kalimet kufitare, njofton Policia Kufitare. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve paralajmërohen për mjegull të dendur dhe të rrezikshme në autostradën “Trakia”, në zonën e Burgasit, bën të ditur portali Traffic API.

Në autostradën “Struma”, në drejtim të pikës kufitare “Kullata” (Djakovo), qarkullimi kryhet me kalim të kontrolluar për shkak të zëvendësimit të kamerave. Lëvizja e automjeteve rregullohet me sinjalistikë rrugore dhe zhvillohet në korsinë e parakalimit.

Nga ora 7:30 deri në orën 17:00, për shkak të punimeve të pjesshme në asfalt, do të ketë ndryshime të përkohshme në organizimin e qarkullimit në një segment prej dy kilometrash të autostradës “Trakia”, pranë Pazarxhikut, në karrexhatën në drejtim të Burgasit.

Gjatë punimeve, në segmentin nga kilometri i 84-t deri në kilometrin e 86-të, qarkullimi do të zhvillohet në korsinë e parakalimit, ndërsa korsia e djathtë do të jetë e mbyllur për automjetet.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova