LAJME

Lajm

Aksidente të rënda me viktima bllokuan autostradën “Trakia”

Martë, 10 Nëntor 2026, 13:51

Aksidente të rënda me viktima bllokuan autostradën “Trakia”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Dy aksidente të rënda zinxhirore, ku u përfshinë gjithsej 86 automjete dhe kamionë, ndodhën këtë mëngjes në autostradën “Trakia”, në rajonin e Jambollit. Deri tani raportohet për 11 viktima, ndërsa afro 50 të plagosur janë shtruar në spitale. Incidentet bllokuan trafikun në të dy drejtimet e autostradës.

Aksidente të rënda me viktima bllokuan autostradën “Trakia”

FOTO: BTA

Si shkak i mundshëm i tragjedisë përmendet mjegulla jashtëzakonisht e dendur, e cila e kishte kufizuar dukshmërinë në minimum. Aksidenti i parë ndodhi në korsinë në drejtim të Burgasit, ku një mjet i rëndë kishte bllokuar rrugën e një autobusi me pasagjerë, njoftoi ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ljubomir Nikollov.

Aksidente të rënda me viktima bllokuan autostradën “Trakia”

FOTO: BTA

Shkaqet e aksidenteve pritet të përcaktohen përfundimisht nga hetimet.

Për shkak të përmasave të ngjarjeve, u aktivizua sistemi i paralajmërimit të hershëm BG-ALERT. Në operacionet e shpëtimit morën pjesë ekipe të policisë, zjarrfikësve, ndihmës së shpejtë dhe ushtrisë. Të lënduarit u transportuan në spitalet e Jambollit, Slivenit dhe Burgasit.

Aksidente të rënda me viktima bllokuan autostradën “Trakia”

FOTO: BTA

Në lidhje me incidentin, Qendra Kombëtare e Hematologjisë Transfuzionale u bëri thirrje qytetarëve në të gjithë vendin që plotësojnë kushtet për dhurim gjaku të paraqiten në qendrën më të afërt dhe të dhurojnë gjak, njoftoi BTA.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva