Lajm
Qendra për Vëzhgimin e Detit të Zi pritet të jetë gati vitin e ardhshëm
Martë 10 Nëntor 2026 14:39
Martë, 10 Nëntor 2026, 14:39
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria dhe Rumania do të jenë bashkërisht mikpritëse të Qendrës së ardhshme për Vëzhgimin e Detit të Zi, ndërsa pritet që kjo strukturë të fillojë punën që nga viti i ardhshëm. Këtë e bëri të ditur sot një zëdhënës i Komisionit Evropian gjatë një konference për shtyp në Bruksel, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, njofton BTA.
Ai theksoi se krijimi i qendrës së re parashikohet në strategjinë e Bashkimit Evropian për Detin e Zi, e prezantuar vitin e kaluar.
Rritja e sulmeve në rajonin e Detit të Zi e bën edhe më të rëndësishëm ngritjen e një qendre të tillë vëzhgimi, shpjegoi zëdhënësi. Sipas tij, kjo do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë në rajon.
Ai sqaroi se qendra do të ketë struktura në Varna dhe Konstanca, ndërsa në veprimtarinë e saj do të përfshihet edhe një bazë ajrore ushtarake rumune.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva