LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 11 nëntorin 2026

Moti do të jetë i ngrohtë për stinën, me vranësira dhe reshje lokale në perëndim

Martë, 10 Nëntor 2026, 19:06

Parashikimi i motit për 11 nëntorin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 8°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 5°C. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i vranët. Në disa zona, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub, priten reshje shiu. Pas mesditës, në zonat fushore dhe ato të ulëta mes maleve, dukshmëria do të përmirësohet. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Bullgarinë Lindore era do të jetë mesatare, nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C. Në kryeqytet, Sofje, temperatura do të arrijë rreth 11°C.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë i vranët. Gjatë paradites, në disa zona, dukshmëria do të jetë përkohësisht e kufizuar. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 15 deri në 17°C, ndërsa temperatura e ujit të detit do të lëvizë nga 13 deri në 15°C. Deti do të ketë dallgëzim deri në 2 ballë.

Në zonat malore do të mbizotërojë moti i vranët dhe me mjegull. Në masivet malore të Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa në lartësitë mbi 1800 metra priten reshje të lehta bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 11°C, ndërsa në lartësi 2000 metra do të zbresë në rreth 4°C.

Të enjten, moti do të mbetet kryesisht i vranët. Në orët e mëngjesit, në disa zona fushore dhe lugina mes maleve do të ketë mjegull, ndërsa nuk përjashtohen edhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 22°C.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova