LAJME

Lajm

Autostrada “Trakia” u rihap në segmentin ku ndodhën aksidentet e rënda

Mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:44

Autostrada “Trakia” u rihap në segmentin ku ndodhën aksidentet e rënda

FOTO: BTA (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi në të gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare është normal, njofton Policia Kufitare.

U rihap për qarkullimin segmenti i autostradës “Trakia”, pranë Jambollit, ku më 10 nëntor ndodhën dy aksidente të rënda zinxhir, me shumë viktima dhe të plagosur.

Më 11 nëntor, nga ora 7:30 deri në orën 17:00, për shkak të punimeve të pjesshme për riparimin e shtresës asfaltike, do të ketë ndryshime të përkohshme në organizimin e qarkullimit në segmentin nga kilometri 84 deri në kilometrin 86 (Dinkata – Veliçkovo) të autostradës “Trakia”, në karrexhatën në drejtim të Burgasit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Gjatë punimeve, në këtë segment prej 2 kilometrash, në rajonin e Pazarxhikut, qarkullimi do të zhvillohet në korsinë e parakalimit, ndërsa shpejtësia do të kufizohet në 90 km/orë.

Në autostradën “Struma”, në drejtim të Sofjes, në segmentin midis vendbanimeve Damanica dhe Kresna, qarkullimi duhet të kryhet me kujdes të shtuar për shkak të punimeve të mirëmbajtjes së rrugës. Lëvizja rregullohet me sinjalistikë rrugore.

Po ashtu, në autostradën “Struma”, në drejtim të pikës kufitare “Kullata”, në segmentin midis Dollna Gradeshnicës dhe Damjanicës, drejtuesit e automjeteve duhet të lëvizin me kujdes të shtuar për shkak të punimeve të mirëmbajtjes së rrugës.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova