LAJME

Lajm

Pas aksidenteve në autostradën “Trakia”

Bota solidarizohet me dhimbjen e Bullgarisë

Mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:07

Bota solidarizohet me dhimbjen e Bullgarisë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave


Një valë mesazhesh ngushëllimi dhe solidariteti me Bullgarinë pasoi aksidentet e rënda zinxhir në autostradën “Trakia”, pranë Jambollit.

Roberta Metsola

Roberta Metsola

FOTO: Facebook /Roberta Metsola

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, deklaroi se Evropa ndan dhimbjen e Bullgarisë dhe është në zi së bashku me popullin bullgar. Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.

Ursula von der Leyen dhe Rumen Radev

Ursula von der Leyen dhe Rumen Radev

FOTO: Komisioni Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që gjatë vizitës së saj në Varna, në takimin me kryeministrin Rumen Radev, përcolli një mesazh solidariteti me Bullgarinë dhe u uroi të plagosurve shërim të shpejtë. “Në këto momente të tmerrshme, Evropa ndan dhimbjen tuaj”, theksoi ajo.

Peter Pellegrini

Peter Pellegrini

FOTO: Presidenca

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, i shprehu ngushëllimet personalisht presidentes bullgare, Iliana Jotova, familjeve të viktimave dhe mbarë popullit bullgar.

Gordana Siljanovska-Davkova

Gordana Siljanovska-Davkova

FOTO: BGNES


Edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i shprehu ngushëllimet presidentes Iliana Jotova dhe qytetarëve bullgarë.

Nikushor Dan

Nikushor Dan

FOTO: BGNES

Presidenti i Rumanisë, Nikushor Dan, bëri të ditur se mes të plagosurve në aksident ndodhet edhe një shtetas rumun, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Kryeministri Lluka Nikulesku dhe ministri i jashtëm Dan Nekulaesku shprehën gjithashtu ngushëllimet e tyre dhe gatishmërinë për të ofruar ndihmën e nevojshme konsullore.

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë shprehu ngushëllimet për viktimat e aksidenteve të rënda në autostradën “Trakia” dhe solidaritetin me popullin bullgar, njoftoi agjencia ANA-MPA. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në një autostradë në Bullgari. U shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Në këtë moment të vështirë, Greqia qëndron në solidaritet me fqinjën tonë, Bullgarinë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Humbja e jetëve njerëzore në autostradën “Trakia” në Bullgari është tronditëse. U shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve që po vajtojnë humbjen e të afërmve të tyre dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Populli i Kosovës qëndron pranë popullit bullgar në këtë moment të vështirë”, shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë.

Ferit Hoxha

Ferit Hoxha

FOTO: BGNES

Në një postim në rrjetet sociale, ngushëllime për viktimat e aksidenteve të rënda zinxhir në autostradën “Trakia” shprehu edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, njoftoi ATSH. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bullgari, i cili u ka marrë jetën shumë njerëzve dhe ka lënë të tjerë të plagosur. Mendimet tona dhe ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjet dhe të afërmit e viktimave, si dhe me popullin dhe qeverinë e Bullgarisë. Urojmë sinqerisht shërim të shpejtë dhe të plotë për të gjithë të plagosurit, si dhe forcë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, shkroi Hoxha në rrjetin social X.

Vollodimir Zelenski

Vollodimir Zelenski

FOTO: BTA

Në rrjetin social X, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski shprehu ngushëllimet për familjarët e personave që humbën jetën në aksidentet e rënda në Bullgari. “Ukraina e njeh mirë dhimbjen e humbjes së jetëve të pafajshme njerëzore”, shkroi në mesazhin e tij të ngushëllimit ministri i jashtëm ukrainas, Andrii Sibiga.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkeviçs, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave. Edhe ministri i jashtëm i Estonisë, Margus Cahkna, shprehu mbështetjen për të plagosurit dhe familjet e tyre. Ministri i punëve të jashtme i Lituanisë, Kjastutis Budris, shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe falënderoi ekipet e shpëtimit.

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sofje publikoi një mesazh ngushëllimi.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova