Mërkurë 11 Nëntor 2026 11:48
Mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:48
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Në fillim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rumen Radev u bëri thirrje të gjithëve që më në fund të drejtojnë automjetet në rrugët e vendit duke respektuar jetën njerëzore. Ai bëri të ditur se numri i viktimave ka arritur në 11, ndërsa 51 persona kanë mbetur të plagosur.
“Të dashur bashkëqytetarë, ka ardhur koha të ndërgjegjësohemi – secili prej nesh mund të kishte humbur një njeri të afërt ose mund të kishte humbur vetë jetën, i shtypur mes llamarinave të automjeteve në autostradë”, tha Radev. Ai tha se pamjet e asaj që kishte parë ishin të tmerrshme. “Autostrada nuk është pistë garash. Çfarë kuptimi ka të fitojmë disa minuta, nëse rrezikojmë të humbasim jetën?”, pyeti kryeministri. Ai u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të ruajnë distancën e sigurisë dhe theksoi se, kur mbrojmë të tjerët, mbrojmë edhe veten.“Mendoni për njerëzit që ju presin dhe mos e vini jetën tuaj në lojë, duke ia lënë në dorë rastësisë”, apeloi Radev. Sipas tij, siguria rrugore nis nga disiplina, përgjegjësia dhe kujdesi individual.
Kryeministri falënderoi mjekët dhe personelin shëndetësor, policët, zjarrfikësit, ushtarakët dhe vullnetarët për ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale, falë së cilës u shmangën pasoja edhe më të rënda, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova