Ljudmill Angellov dhe pianistë francezë për 100-vjetorin e Vencisllav Jankovit

Enjte, 12 Nëntor 2026, 06:02

Ljudmill Angellov

Ljudmill Angellov

FOTO: Filarmonia e Sofjes

Madhësia e shkronjave

Më 12 nëntor, në sallën "Bullgaria" në Sofje do të mbahet një koncert kushtuar 100-vjetorit të lindjes së pianistit bullgar Vencisllav Jankov. Në koncert do të marrin pjesë Ljudmill Angellov , së bashku me pianistët francezë Kler Dezer dhe Fransoa Shaplen, të cilët janë ndër nxënësit e Jankovit në Konservatorin e Parisit, njoftoi Filarmonia e Sofjes. Dirigjent i mbrëmjes do të jetë Rosen Gergov.

Programi përfshin Koncertin për dy piano dhe orkestër në re minor të Fransis Pulenkut, "Fantazinë" për piano dhe orkestër të Klod Debysit, si dhe suitën nga baleti "Zogu i Zjarrtë" i Igor Stravinskit në versionin e vitit 1919.

I lindur në Sofje më 1926, Vencisllav Jankov mori arsimin e tij muzikor në Sofje dhe Berlin. Në vitin 1949 ai fitoi Çmimin e Madh të konkursit ndërkombëtar "Marguerite Long - Jacques Thibaud" në Paris, të cilin e ndau me pianistin italian Aldo Çikolini. Ky vlerësim shënoi fillimin e karrierës së tij ndërkombëtare, gjatë së cilës ai dha mbi 2500 koncerte në pesë kontinente. Jankov u nda nga jeta më 8 janar 2022 në Paris, ku edhe u varros.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva