Lajm
Rada Llajkova nominohet për nënkryetare të Parlamentit Evropian
Mërkurë 11 Nëntor 2026 16:29
Mërkurë, 11 Nëntor 2026, 16:29
FOTO: Parlamenti Evropian
Madhësia e shkronjave
Eurodeputetja Rada Llajkova nga grupi "Evropa e Kombeve Sovrane" është nominuar për postin e nënkryetares së Parlamentit Evropian.
Kandidatura e saj do të hidhet në votim më 12 nëntor gjatë seancës plenare në Bruksel, njoftoi korrespondentja jonë në kryeqytetin belg, Angelina Piskova.
Kandidatja tjetër është eurodeputetja e të Gjelbërve, Tilly Metz nga Luksemburgu. Këto janë dy kandidaturat e vetme të paraqitura brenda afatit ligjor.
Njëra prej dy eurodeputeteve do të zëvendësojë kolegun e tyre rumun, Nicolae Ștefănuță, nga grupi i të Gjelbërve. Ai duhej të largohej nga posti pasi u zgjodh kryetar i grupit parlamentar të të Gjelbërve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva