LAJME

Lajm

Në 22 rajone të vendit është shpallur kod i verdhë për erëra të forta.

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2026

Temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuajse pranverore, por moti do të mbetet i vranët

Mërkurë, 11 Nëntor 2026, 19:07

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të enjten, temperaturat minimale do të luhaten nga -5 deri në 10 gradë. Në Sofje pritet të jenë rreth 9 gradë. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë kryesisht të dendura. Në orët e mëngjesit, në zonat fushore dhe në luginat e rrethuara nga male do të ketë mjegull, ndërsa nuk përjashtohen edhe reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, e cila do të sjellë rritje të temperaturave. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 17 deri në 22 gradë. Në kryeqytet temperaturat do të arrijnë rreth 18 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 18 deri në 21 gradë. Temperatura e ujit të detit është 15 gradë, ndërsa deti do të jetë me dallgëzim të shkallës 1–2 ballë.

Në zonat malore, vranësirat do të jenë të dendura, kryesisht të karakterit mesatar dhe të lartë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga perëndimi dhe jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 15 gradë, ndërsa në lartësi 2000 metra do të arrijë rreth 9 gradë.

Të premten, në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore, do të ketë reshje shiu të herëpashershme. Era jugore do të forcohet, veçanërisht në Bullgarinë Lindore dhe pranë shpateve veriore të maleve. Moti do të jetë i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, me temperatura minimale mbi 10 gradë në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat maksimale do të luhaten kryesisht nga 19 deri në 24 gradë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova