LAJME

Lajm

Qarkullim normal në të gjitha pikat kufitare

Enjte, 12 Nëntor 2026, 09:19

Qarkullim normal në të gjitha pikat kufitare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi në pikat kufitare dhe në vendkalimet e kontrollit kufitar po zhvillohet normalisht, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare”. Mbetet i pezulluar funksionimi i linjave të trageteve që shërbejnë pikat kufitare “Orjahovo-Beket” dhe “Svishtov-Zimniç”, për shkak të nivelit të ulët të lumit Danub. Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare me Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit, në aksidente rrugore janë lënduar 14 persona, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Janë regjistruar 11 aksidente të rënda rrugore, pa viktima. Në Sofje janë regjistruar 36 aksidente të lehta, pa të lënduar dhe pa viktima. Që nga fillimi i muajit, në 179 aksidente të rënda rrugore kanë humbur jetën 21 persona, ndërsa 272 të tjerë janë plagosur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 37 zjarre, ku është lënduar një person, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”. Njëmbëdhjetë prej tyre kanë shkaktuar dëme materiale, gjashtë prej të cilave në ndërtesa banimi. Ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar ndaj 78 sinjaleve për incidente dhe kanë kryer 34 operacione shpëtimi dhe ndihmëse.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva