LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 13 nëntor 2026

Përcjellim javën e punës me temperatura pranverore

Enjte, 12 Nëntor 2026, 19:24

Parashikimi i motit për 13 nëntor 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës vranësirat do të jenë kryesisht të dendura dhe priten reshje shiu kryesisht në zonat qendrore të vendit. Në disa vende të Ultësirës së Trakisë së Epërme dhe përgjatë pjesës perëndimore të lumit Danub, pas mesnate dhe deri në mëngjes do të ketë vranësira të ulëta dhe dukshmëri të reduktuar deri në mjegull, e shoqëruar me rigime të lehta. Era nga jugu dhe jugperëndimi do të forcohet më tej, veçanërisht në Bullgarinë Lindore dhe në shpatet veriore të maleve, ku do të arrijë intensitet të stuhishëm.

Ditën e premte moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore dhe pranë shpateve veriore malore e fortë deri në stuhi nga jugu dhe jugperëndimi. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen e dendësohen nga veriperëndimi dhe do të fillojnë reshje shiu. Temperaturat do të jenë të larta për stinën. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16°C, rreth 12°C në zonën e Sofjes, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 25°C. Në vendet e ekspozuara ndaj erës jugore ato mund të arrijnë 27-28°C, ndërsa në Sofje rreth 21°C.

Në male vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të konsiderueshme. Në disa zona do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e fortë, ndërsa në pjesët më të larta dhe në shpatet veriore erë e stuhishme nga perëndimi dhe jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 14°C, ndërsa në 2000 metra rreth 9°C.

Mbi bregdetin e Detit të Zi, vranësirat do të jenë të shpërndara. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 18° dhe 21°C, ndërsa temperatura e ujit të detit rreth 15°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva