SPORT

Lajm

Atletë elitarë mbërrijnë për Maratonën e Burgasit

Enjte, 12 Nëntor 2026, 13:12

Atletë elitarë mbërrijnë për Maratonën e Burgasit

FOTO: burgasmarathon.bg

Madhësia e shkronjave

Atletë elitarë nga shkolla sportive me famë botërore do të mbërrijnë në Bullgari për Maratonën e Burgasit, që do të zhvillohet të dielën, 15 nëntor. Pas edicionit debutues në distancën klasike maratonë vjeshtën e kaluar, shumë prej tyre janë të motivuar të përmirësojnë rekordet e itinerarit në qytetin bregdetar.

Në vijën e nisjes do të dalin vrapues me një CV mbresëlënëse, fitues të maratonave në Shkup, Prishtinë, Sofje, Bukuresht, Zagreb, Dresden, Slloveni dhe qytete të tjera.

Në garën e meshkujve, atletët nga Kenia do të udhëhiqen nga Kennedy Rono, fitues këtë vit i maratonave të Sofjes dhe Silezisë. Krahas tij do të garojë edhe një tjetër kampion i Maratonës së Sofjes, Shadrack Kimaiyo. Te femrat, në Burgas do të marrë pjesë kampionia e Maratonës së Shkupit, Dolphine Nayagaka, si dhe rivale të tjera të forta.

Priten gjithashtu pjesëmarrës nga Maroku, Tunizia, Portugalia dhe vende të tjera.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva