Radev: Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat për paqen në Ukrainë

Enjte, 12 Nëntor 2026, 15:41

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: Facebook /Rumen Radev

Madhësia e shkronjave

“Evropa duhet të ketë vendin e saj në tryezën e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë.” Këtë deklaroi kryeministri Rumen Radev para gazetarëve në Dublin, ku mori pjesë në Samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian dhe në një takim të liderëve të Këshillit Evropian, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Agjencia rikujton se në Abu Dhabi u zhvilluan negociata trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së, në rolin e ndërmjetësuesit. Sipas kryeministrit, pa pjesëmarrjen e vendeve evropiane nuk mund të flitet për ndërtimin e një sistemi të ri të sigurisë në Evropë. Ai theksoi se bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me sigurinë afatgjatë të kontinentit. “Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës. Duhet të sigurohemi që Rusia të ketë garanci se interesat e saj merren parasysh. Vetëm duke marrë parasysh interesat dhe shqetësimet e të dyja vendeve mund të jemi të sigurt për qëndrueshmërinë e paqes”, deklaroi Radev.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova