Lajm
Bullgaria ndryshon rregullat për punëtorët e huaj – çfarë parashikohet?
Enjte 12 Nëntor 2026 17:06
Enjte, 12 Nëntor 2026, 17:06
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Komisioni Parlamentar për Sigurinë e Brendshme dhe Rendin Publik miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për të Huajt në Republikën e Bullgarisë. Projektligji u paraqit nga Këshilli i Ministrave, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Ndryshimet synojnë përafrimin e legjislacionit bullgar me kërkesat e së drejtës së Bashkimit Evropian, lehtësimin e migracionit të ligjshëm për motive punësimi dhe kufizimin e rrezikut të shfrytëzimit në punë.
Parashikohet që, në rastet kur një shtetasi të huaj i hiqet e drejta e aksesit në tregun e punës për faj të punëdhënësit, ky i fundit të jetë i detyruar t'i paguajë atij dëmshpërblim. Gjithashtu, parashikohet detyrimi për lidhjen e një kontrate me shkrim, e cila do të përcaktojë kushtet e marrjes me qira të banesës që punëdhënësi i vë në dispozicion punëtorit sezonal.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu mundësinë e pajisjes me pasaporta shërbimi të fëmijëve të punonjësve pa status diplomatik, të cilët janë dërguar me shërbim jashtë vendit. Kjo mundësi do të vlejë deri në moshën 25 vjeç për fëmijët që nuk janë të martuar dhe vazhdojnë studimet në shtetin pritës.
Parashikohet gjithashtu që afati i procedurës së zakonshme për lëshimin e dokumenteve të ulet nga 30 në 20 ditë.
Që këto ndryshime të miratohen përfundimisht, ato duhet të kalojnë edhe në lexim të parë dhe të dytë në seancë plenare të Parlamentit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #komision
- #rregulla
- #punëtor
- #pasaportë
- #siguri
- #punëtor sezonal
- #punëtorë të huaj
- #punëtor
- #kontratë
- #ndryshim i rregullave
- #Ligji për të Huajt
- #Komisioni Parlamentar për Sigurinë e Brendshme dhe Rendin Publik
- #koision parlamentar
- #siguri e brendshme
- #rend publik
- #kërkesat e së drejtës së Bashkimit Evropian
- #kontratë me shkrim
- #pasaportë shërbimi