Premte 13 Nëntor 2026 04:38
Premte, 13 Nëntor 2026, 04:38
FOTO: uefa.com
Madhësia e shkronjave
Ndeshja mes ekipeve kombëtare të futbollit të Bullgarisë dhe Islandës do të zhvillohet të premten (13 nëntor), në Plovdiv, në orën 21:45. Takimi do të nisë me një minutë heshtje në kujtim të viktimave të aksidenteve në autostradën “Trakia”, njoftoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Ndeshja është e pesta në Grupin C4 të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Para këtij takimi, Islanda kryeson grupin me 8 pikë, ndërsa Bullgaria renditet në vendin e tretë me 4 pikë.
Në këtë ndeshje, futbollistët e ekipit kombëtar bullgar do të mbajnë gjithashtu shirita të zinj në mëngët e fanellave, në shenjë solidariteti me familjarët e viktimave të aksidentit të rëndë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova