Lajm
Kryeministri deklaroi se anëtarësa e Bullgarisë në NATO është i padiskutueshëm
Premte 13 Nëntor 2026 12:37
Premte, 13 Nëntor 2026, 12:37
Kryeministri Rumen Radev
FOTO: Këshilli i Ministrave/BGNES
Madhësia e shkronjave
Anëtarësa e Bullgarisë në NATO nuk është në diskutim. Këtë e deklaroi Kryeministri Rumen Radev nga Dublini, duke komentuar mbi sigurinë evropiane, luftën në Ukrainë dhe nevojën për një arkitekturë të re sigurie, raporton BTA.
Kryeministri Rumen Radev mori pjesë në Samitin e Nëntë të Komunitetit Politik Evropian, që përfshin 47 vende, dhe në një takim joformal të udhëheqësve të Këshillit Evropian në Dublin.
39 vende nga e ashtuquajtura "Evropë e gjerë" me vende jashtë BE-së, miratuan një kartë që përcakton parimet themelore për sigurinë e tyre të përbashkët, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA.
Bullgaria ka mbështetur, me rezerva, iniciativën franceze për të afirmuar parimet kryesore të sigurisë evropiane. Kryeministri Rumen Radev ka shprehur rezerva me shkrim ndaj preambulës së deklaratës, duke kërkuar që mesazhet politike të jenë në përputhje me fazën aktuale të negociatave të paqes në Ukrainë, njoftoi qendra e shtypit e qeverisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva