Premte 13 Nëntor 2026 12:52
Premte, 13 Nëntor 2026, 12:52
FOTO: https://varna-airport.bg
Madhësia e shkronjave
Aeroporti i Varnës ka mirëpritur solemnisht pasagjerin e tij të dy milionë për këtë vit. Kjo është Stanisllava Tasheva, e cila mbërriti me një fluturim të Bulgaria Air nga Sofja. Aeroporti u prit me një hark uji dhe tullumbace të përgatitura posaçërisht për ceremoninë.
Tasheva është nga Sofja dhe studion bioteknologji në vitin e saj të dytë në Universitetin e Mjekësisë në kryeqytet. Ajo u tha gazetarëve se planifikon të jetojë dhe të punojë në Bullgari dhe dëshiron të vendoset në Varna.
Ky është viti i dytë pas 2019-ës, në të cilin aeroporti do të shërbejë mbi 2 milionë pasagjerë, tha drejtori i aeroportit Dimitër Kostadinov. Sipas tij, pragu prej 2 milionë pasagjerësh është arritur gjithsej tre herë në historinë e aeroportit. Kostadinov pret që numri i pasagjerëve të transportuesit kombëtar në linjën Sofje-Varna të arrijë në 230 000 në vitin 2026. Që nga fillimi i koncesionit të aeroportit 20 vjet më parë, Bulgaria Air ka operuar rreth 30 000 fluturime në linjë dhe ka transportuar gati 1.1 milion pasagjerë, shtoi ai.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva