Papunësia sezonale rritet, ka një rënie të lehtë të pagave që nga vera

Premte, 13 Nëntor 2026, 13:06

Papunësia sezonale rritet, ka një rënie të lehtë të pagave që nga vera

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Në tremujorin e tretë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto në Bullgari është 1 438 euro dhe po bie pak në bazë tremujore, por ka një rritje të fortë në bazë vjetore. Në të njëjtën kohë, numri i të punësuarve në vend po ulet me 1.8% ose me 43 500 persona në 2.32 milionë që punojnë me kontrata pune, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.

Rënia është e pritur në fund të sezonit të verës, gjë që reflektohet më fuqishëm në sektorin "Hotele dhe restorante", ku numri i të punësuarve po ulet me mbi 15%.

Pavarësisht rënies tremujore, në bazë vjetore pagat po rriten me 10.4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025.

Në sektorin privat, pagat po rriten dy herë më shpejt me 11.9% krahasuar me sektorin publik me 5.9 për qind.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva