Paratë e mbrojtjes në vitin 2027 rriten me 17 për qind

Premte, 13 Nëntor 2026, 13:57

Ministri Dimitër Stojanov

Ministri Dimitër Stojanov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Projektbuxheti i qeverisë për Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2027 parashikon 2.23% të PBB-së, ose 3.151 miliardë euro. Përqindja duhej të ishte qenë 2.33% e PBB-së, por ne po marrim parasysh situatën financiare të vendit, tha Ministri Dimitër Stojanov në një konferencë për shtyp. Megjithatë, paratë për ushtrinë rriten me 17%, krahasuar me vitin 2026. Një politikë të ardhurash për ushtrinë nuk mund të bëhet me këto kufizime në buxhetin e ministrisë, theksoi Stojanov.

Në paratë e mbrojtjes, pothuajse 41 për qind e fondeve janë parashikuar për shpenzime kapitale, 14.49% janë për mirëmbajtje dhe 44.54% për paga. 27.5 milionë euro janë ndarë për punësimin e 1000 personave në ushtri, ku niveli i personelit mbetet i paplotësuar me mbi 20%.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva