Pasaportat 10-vjeçare për udhëtime jashtë vendit lëshohen përsëri

Premte, 13 Nëntor 2026, 14:30

Pasaportat 10-vjeçare për udhëtime jashtë vendit lëshohen përsëri

FOTO: mvr.bg

Madhësia e shkronjave

Nga 13 nëntori, kërkesat për lëshimin e pasaportave me afat 10-vjeçar do të pranohen përsëri për të gjitha shërbimet - të zakonshme, të shpejta dhe ekspres, njoftoi Ministria e Brendshme.

Shërbimi i zakonshëm, deri në 30 ditë, kushton 29 euro për qytetarët e moshës 18 deri në 70 vjeç. Shërbimi i shpejtë është 58 euro, ndërsa shërbimi ekspres është 145 euro. Për qytetarët mbi 70 vjeç, shërbimi i zakonshëm është 7 euro, i shpejtë - 14 euro, ndërsa shërbimi ekspres është 35 euro. Edhe më të ulëta, pothuajse simbolike, janë çmimet për personat me aftësi të kufizuara të përhershme pune ose shkallë invaliditeti.

Në gusht u pezullua përkohësisht lëshimi i pasaportave bullgare me 48 faqe dhe me afat vlefshmërie 10 vjet. Shkaku ishte teknik: interesi për këtë lloj pasaporte rezultoi papritur shumë i madh dhe e tejkaloi katërfish numrin e dokumenteve të përgatitura paraprakisht, kujton BTA.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva