Një roman horror ekologjik bullgar botohet në anglisht

Kur vampirët nuk janë gjëja më e frikshme

Një shtëpia botuese amerikane prezanton novelën fantastike „Regjistrimi dimëror i vampirëve” të Elena Pavllovës

Shtunë, 14 Nëntor 2026, 07:04

Kur vampirët nuk janë gjëja më e frikshme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të shohësh librin tënd të përkthyer dhe të botuar në një gjuhë të huaj është një ngjarje jashtëzakonisht e gëzueshme në jetën e çdo autori. Ndërsa promovimi i letërsisë bullgare në botë duhet të jetë një kauzë e përbashkët. Më 15 nëntor, shtëpia botuese amerikane Ruadán Books do të prezantojë librin Infection Points: A Winter Census of Urban Predators – përshtatjen në gjuhën angleze të novelës „Regjistrimi dimëror i vampirëve” nga Elena Pavllova.

Libri rrëfen një histori vampirësh në shtetin amerikan të Montanës, por trajton edhe mënyrën se si funksionojnë organizatat joqeveritare në Bullgari dhe në mbarë botën. Promovimi i botimit në anglisht është planifikuar të zhvillohet online.

Elena Pavllova

Elena Pavllova

FOTO: Arkiv Personal

„Libri është një vepër horror ekologjik me elemente të fantazisë urbane”, tha autorja në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë. „Një nga mesazhet kryesore të tij është rëndësia e mbrojtjes së natyrës, nëse duam të mbijetojmë si njerëzim. Vampirët te Infection Points janë përbindësha, por në të vërtetë, shumë më të frikshme se ata janë betejat politike për pushtet dhe financim mes organizatave që merren me mbrojtjen e tyre.”

Elena Pavllova është një nga autoret e njohura të letërsisë horror në Bullgari dhe një emër aktiv në skenën e letërsisë fantastiko-shkencore. Ajo është fituese e një sërë çmimesh dhe gjatë dhjetë viteve të fundit është bërë e njohur edhe si autore e letërsisë për fëmijë.

 

Redaktoi: Katerina Hapsali

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova