Lajm
Parlamenti ndaloi rritjen dhe vrasjen e kafshëve për gëzofë të çmuar
Premte 13 Nëntor 2026 15:29
Premte, 13 Nëntor 2026, 15:29
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me ndryshimet në Ligjin për Veprimtarinë Veterinare, Parlamenti ndaloi rritjen, shumimin dhe vrasjen e kafshëve me qëllim përftimin e gëzofëve të çmuar. Shkelësit do të gjobiten deri në 1 500 euro për shkeljen e parë dhe deri në 6 000 euro për shkelje të përsëritur. Për tregtarët individualë dhe personat juridikë, gjoba mund të arrijë deri në 10 000 euro.
Ligji ndalon veprimtarinë e fermave ku kafshët rriten dhe vriten vetëm për gëzofin e tyre, përfshirë vizonët, dhelprat, çinçilet dhe qentë rakun. Ndalimi nuk prek gëzofët që përftohen si nënprodukt nga kafshët e rritura për ushqim, as gëzofët e siguruar përmes gjuetisë së ligjshme.
“Ky është fundi i një procesi të gjatë. Sipas statistikave bullgare, tashmë nuk ka prodhime në funksion që sigurojnë gëzofë. Një nga gjërat e rëndësishme është që prodhimet që tani ndodhen në vende të tjera evropiane të mos zhvendosen drejt Bullgarisë”, tha deputeti i “Bullgarisë Progresiste”, Anton Kutev.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva