Turizmi i verës në Bullgari pasurohet me itinerar të ri në Pleven

Shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:02

Kantina e Institutit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Pleven

Kantina e Institutit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Pleven

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

„Magjia e verëtarëve të Plevenit” quhet itinerari i ri turistik që nis sot, më 14 nëntor, në rajonin e Bullgarisë Veriore, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Ndalesa e parë simbolike e këtij itinerari është kantina eksperimentale e verës pranë Institutit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë (ILV) në qytetin e Plevenit.

Instituti u krijua në vitin e largët 1902, me nismën e Ministrisë së Tregtisë dhe Bujqësisë, si pasojë e tharjes masive të vreshtave në Bullgari. Fillimisht, ai funksiononte si Stacion Shtetëror Eksperimental. Rajoni i Plevenit u përzgjodh si vendndodhje e përshtatshme për këtë qëllim nga profesori i njohur i asaj kohe, Pierre Viala, nga Instituti Bujqësor i Parisit.

Sot, Instituti vijon veprimtarinë e tij shkencore, kërkimore dhe praktike, duke kontribuar njëkohësisht në promovimin e prodhimit vendas të verës.

Svetosllav Krëstev

Svetosllav Krëstev

FOTO: niva.bg

Ciceroni i këtij itinerari është pikërisht një specialist i Institutit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Pleven, inxhinieri teknolog Svetosllav Krëstev. Nën drejtimin e tij, pjesëmarrësit në këtë vizitë do të ndjekin rrugëtimin e rrushit nga vreshti deri në shishe, si dhe do të njihen më nga afër me teknologjitë e ndryshme të prodhimit, procesin e fermentimit dhe vjetërsimit të verës.

 

Redaktoi: Katerina Hapsali

Përgatiti në shqip: SVetllana Dimitrova