Lajm
130-vjetori i Akademisë Kombëtare të Arteve të Bukura:
Ekspozitë jubilare prezanton artin bullgar në Berlin
Vepra të pedagogëve të Akademisë ekspozohen në Institutin Kulturor Bullgar në Berlin
Hënë 16 Nëntor 2026 06:06
Hënë, 16 Nëntor 2026, 06:06
FOTO: facebook.com/bkiberlin
Madhësia e shkronjave
Sivjet, Akademia Kombëtare e Arteve të Bukura në Bullgari feston 130-vjetorin e saj. E krijuar në vitin 1896 si Shkolla Shtetërore e Vizatimit, me idenë e trashëguar nga Rilindja Kombëtare Bullgare për krijimin e një shkolle arti, Akademia arriti të bashkonte emra të njohur të artit bullgar, si Ivan Mërkviçka, Konstantin Veliçkov dhe Anton Mitov.
Rëndësia e saj nuk kufizohet vetëm në kontributin për zhvillimin kulturor të Bullgarisë pas çlirimit. Edhe sot, 130 vjet pas themelimit, Akademia vazhdon të nxisë fuqishëm krijimtarinë artistike në vend dhe të jetë pjesëmarrëse aktive në jetën kulturore të tij.
Akademia e ka kremtuar tashmë në mënyrë solemne përvjetorin në Sofje, por programi i aktiviteteve festive vijon. Një ekspozitë përfaqësuese me vepra të pedagogëve të Akademisë do të hapet më 17 nëntor, në orën 19:00, në Institutin Kulturor Bullgar në Berlin. Ekspozita vë në fokus historinë e Akademisë, si dhe rëndësinë e saj në kontekstin bashkëkohor arsimor dhe kulturor. Ekspozita përfshin krijime në fushën e posterit, grafikës, pikturës, skulpturës, skenografisë, tekstilit, dizajnit të modës, fotografisë, kaligrafisë dhe dizajnit të lojërave kompjuterike. Për më tepër, kjo ekspozitë krijon një hapësirë për dialog kulturor mes publikut të Berlinit dhe artit bashkëkohor bullgar.
Redaktoi: Katerina Hapsali
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova