LAJME

Lajm

Mitropoliti Nikollaj do të shenjtërojë kishën e parë ortodokse në fshatin Dragor

Premte, 13 Nëntor 2026, 22:41

Mitropoliti Nikollaj do të shenjtërojë kishën e parë ortodokse në fshatin Dragor

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në Ditën e Shën Apostullit Filip dhe në ditën e fundit para Kreshmës së Krishlindjeve – 14 nëntor, Mitropoliti i Plovdivit, Nikollaj, do të shenjtërojë kishën e sapo ndërtuar "Trinia e Shenjtë" në fshatin Dragor në Pazarxhik, njoftoi Zyra e Peshkopit – Pazarxhik. Njerëzit e përshkruajnë kishën si të bukur, të madh, me një ikonostas të jashtëzakonshëm dhe letër-muri mbresëlënës, që rikrijon afreske autentike.

Fillimi i shërbesës solemne do të jepet në orën 8:00 të mëngjesit. Zyra e Peshkopit fton të gjithë të krishterët ortodoksë të ndajnë gëzimin shpirtëror të shenjtërimit të kishës së re.

Fshati Dragor është i vetmi vendbanim në komunën e Pazarxhikut që nuk ka pasur më parë një kishë ortodokse dhe banorët e tij duhej të vizitonin kishat në fshatin fqinj Ivajllo, ose në qytetin rajonal. Pas më shumë se një çerek shekulli përpjekjesh dhe fushatash për mbledhje fondesh, ata më në fund kanë një shtëpi shpirtërore ku mund t’i drejtojnë lutjet e tyre.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva