MUZIKË

Seksion

„Delja e zezë“ – një nga emblemat e muzikës bullgare heavy metal

Pionierët e muzikës së rëndë në Bullgari, grupi AHAT, festojnë 40-vjetorin me një tur madhështor jubilar

Dielë, 15 Nëntor 2026, 15:05

„Delja e zezë“ – një nga emblemat e muzikës bullgare heavy metal

FOTO: Facebook /Ahat

Madhësia e shkronjave

Është e vështirë ta imagjinojmë muzikën rock bullgare pa energjinë e fuqishme të grupit AHAT – një grup që prej katër dekadash është shtylla kryesore e muzikës së rëndë në vend. Paraqitja e tyre e parë e dokumentuar para publikut daton në fund të vitit 1986. Dy vjet më vonë, AHAT regjistroi këngën „Delja e zezë“, e cila edhe sot mbetet një nga emblemat më të spikatura të muzikës bullgare heavy metal . Në verën e vitit pasardhës doli edhe albumi i tyre debutues, „Marshimi“.

Përvoja e tyre e pasur koncertore i ka ngjitur në të njëjtën skenë me grupe si Deep Purple, Whitesnake, Black Sabbath, The Cult, Dio dhe shumë të tjerë. Tani, AHAT feston 40-vjetorin e karrierës skenike me një tur në dhjetë qytete të Bullgarisë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Formacioni me të cilin grupi do të takohet me publikun përbëhet nga Zvezdi Keremidçiev (vokal), Denis Rizov (bas), Antonij Georgiev – Tonto (tastierë), Kamen Grahovski (kitarë) dhe Aleks Llazarov (bateri).

„Delja e zezë“ – një nga emblemat e muzikës bullgare heavy metal

FOTO: Facebook /Ahat

Pas koncerteve në Gabrovo, Pleven, Stara Zagora dhe Plovdiv, muzikantët do të takohen me publikun në Varna (15 nëntor), Ruse (16 nëntor), Jamboll (18 nëntor), Sofje (28 nëntor) dhe Londër (11 dhjetor). Muzikantët e AHAT do ta përmbyllin vitin e tyre jubilar me një koncert në Veliko Tërnovo më 31 dhjetor.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello