Lajm
Krishtlindjet në Burgas: patinazh në akull dhe koncerte në atmosferë festive
Hënë 16 Nëntor 2026 07:41
Hënë, 16 Nëntor 2026, 07:41
FOTO: Bashkia e Burgasit
Madhësia e shkronjave
Këtë dimër, qyteti i Burgasit do të ketë një hapësirë të re kushtuar festave të fundvitit. Nga 1 dhjetori deri më 10 janar, sheshi përpara sallës sportive „Mlladost“ do të shndërrohet në fshatin festiv Burgas Christmas Village, me pistë patinazhi në akull, pemë Krishtlindjeje, shtëpiza tematike, ndriçim festiv dhe një skenë ku do të organizohen koncerte dhe veprimtari të tjera, bëhet e ditur nga Bashkia e Burgasit.
Pika kryesore e këtij fshati festiv do të jetë pista e patinazhit me akull natyror. Ajo do të ndërtohet për herë të parë përpara sallës sportive „Mlladost“.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova