Lajm
Presidentja merr pjesë në Samitin Botëror të Frankofonisë në Kamboxhia
Hënë 16 Nëntor 2026 08:29
Hënë, 16 Nëntor 2026, 08:29
FOTO: Qendra e Shtypit e Presidencës
Madhësia e shkronjave
“Duhet të kemi gjithmonë parasysh se paqja nuk është as e garantuar dhe as e përjetshme. Ruajtja e saj kërkon angazhimin tonë të përditshëm”, deklaroi presidentja bullgare Ilijana Jotova në hapje të Samitit të 20-të të Frankofonisë, që po zhvillohet në Pnom Pen të Kamboxhias. Përfaqësues nga 90 vende marrin pjesë në këtë samit, i cili zhvillohet nën moton: “Riinvestimi në paqe për një mirëqenie të përbashkët dhe stabilitet afatgjatë”, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Në fjalimin e saj, Jotova u ndal veçanërisht te lufta në Ukrainë, pasojat e së cilës janë shtrirë edhe në rajonin e Detit të Zi dhe prekin mbarë Evropën. “Deti i Zi duhet të mbetet një hapësirë e sigurisë së përbashkët, e lundrimit të lirë dhe e bashkëpunimit ndërkombëtar”, theksoi presidentja bullgare, duke përsëritur thirrjen për vendosjen e një moratoriumi mbi veprimet luftarake në pellgun e Detit të Zi.
Ajo gjithashtu bëri thirrje që Evropa të angazhohet aktivisht në negociatat e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, duke paraqitur propozimet e veta. Jotova shprehu shpresën që Bashkimi Evropian të përfshihet që në raundin e ardhshëm të bisedimeve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova