Hënë 16 Nëntor 2026 09:27
Hënë, 16 Nëntor 2026, 09:27
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Trafiku i mjeteve të rënda është i ngarkuar në dalje drejt Turqisë, në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, njofton Policia Kufitare bullgare. Në të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi vijon normalisht.
Ndërkohë, linjat e trageteve kufitare Orjahovo–Beket dhe Svishtov–Zimniç nuk janë ende në funksion për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Danub.
Ditën e hënë, më 16 nëntor, qarkullimi në autostradën “Trakia”, në drejtim të Burgasit, do të kufizohet për shkak të punimeve për riparimin e shtresës asfaltike. Punimet do të zhvillohen në segmentin nga kilometri i 139-të deri në kilometrin e 141-të, në rajonin e Plovdivit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Kufizime të pjesshme të qarkullimit do të ketë edhe në zonën e tunelit “Trajanovi Vrata”, në të njëjtën autostradë, ku do të ngushtohet karrexhata për shkak të instalimit të kamerave për monitorimin e trafikut.
Edhe në autostradën “Hemus”, në drejtim të Sofjes, në segmentin Petrov Doll–Mllada Gvardia, qarkullimi do të kufizohet pjesërisht për shkak të punimeve të asfaltimit.
Në të gjitha segmentet ku do të ketë ngushtim të rrugës, qarkullimi do të rregullohet përmes sinjalistikës rrugore dhe masave të përkohshme të organizimit të trafikut.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #automjet
- #qarkullim
- #korsi
- #trafik i rënduar
- #policia kufitare
- #qarkullimi rrugor
- #qarkullim kufitar
- #automjete të lehta
- #automjete të rënda
- #korsia e parakalimit
- #korsia e emergjencës
- #automjete të transportit të mallrave
- #automjete të vogla
- #trafik
- #Agjencia e Infrastrukturës Rrugore
- #kamionë
- #qarkullim i automjeteve
- #karrexhatë