LAJME

Lajm

Bullgaria Veriperëndimore kryeson në BE për viktimat në rrugë

Hënë, 16 Nëntor 2026, 14:18

Bullgaria Veriperëndimore kryeson në BE për viktimat në rrugë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Rajoni veriperëndimor i Bullgarisë, që përfshin qarqet Vidin, Vraca, Lloveç, Montana dhe Pleven, ka numrin më të lartë të viktimave në aksidentet rrugore në Bashkimin Evropian në vitin 2024, në raport me numrin e banorëve. Këtë e njoftoi Eurostat në një publikim në faqen e tij zyrtare, një ditë pas shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, njofton BTA.

Gjatë vitit 2024, në aksidentet rrugore në rajonin veriperëndimor të Bullgarisë humbën jetën gjithsej 97 persona. Në raport me popullsinë, kjo përkthehet në 148 viktima për një milion banorë.

Në të gjithë Bashkimin Evropian, gjatë vitit 2024 u regjistruan gjithsej 20 210 viktima nga aksidentet rrugore, ose 45 të vdekur për një milion banorë.

Për Bullgarinë në tërësi, numri i viktimave në rrugë gjatë vitit 2024 është 478 persona, ose 47 më pak se një vit më parë. Kjo përfaqëson 74 viktima për një milion banorë. Në vitin 2023, treguesi ka qenë 81 viktima për një milion banorë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva