Lajm
Parashikimi i motit për 17 nëntorin 2026
Moti i vranët, por i ngrohtë për këtë periudhë të vitit
Hënë 16 Nëntor 2026 19:23
Hënë, 16 Nëntor 2026, 19:23
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të martën, temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 9 gradë. Në Sofje pritet të jenë rreth 5 gradë. Gjatë orëve të paradites, në disa zona përgjatë lumit Danub dhe në pjesën më të madhe të Fushës së Trakisë së Epërme do të ketë mjegull. Gjatë ditës, vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen, por në mbrëmje do të shtohen sërish. Era do të fryjë e lehtë, ndërsa në Bullgarinë Lindore herë pas here mesatare, nga perëndimi-jugperëndimi. Në mbrëmje, era do të ndryshojë drejtim dhe do të fryjë nga jug-jugperëndimi.Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 18 gradë, ndërsa në kryeqytet pritet të jenë rreth 13 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi, moti do të jetë kryesisht i vranët. Në disa zona, gjatë paradites do të ketë reshje shiu, të cilat më pas do të pushojnë. Vranësirat do të shpërndahen gradualisht dhe moti do të jetë kryesisht me diell. Era do të fryjë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa deri në fund të ditës do të ndryshojë drejt jugperëndimit. Temperatura e ajrit në bregdet do të arrijë nga 15 deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ujit të detit do të jetë 14-15 gradë. Deti do të jetë me dallgëzim deri në 2 ballë.
Në zonat malore, vranësirat do të jenë të pjesshme, ndërsa gjatë paradites, në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Era do të fryjë e fortë deri në stuhi, nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 9 gradë, ndërsa në lartësi 2000 metra do të zbresë në rreth 2 gradë.
Të mërkurën, moti do të mbetet me erë dhe i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Vranësirat do të jenë më të dendura në pjesën më të madhe të vendit dhe, në disa zona, nga perëndimi drejt lindjes, do të ketë reshje shiu. Në fund të ditës dhe gjatë natës së të mërkurës duke u gdhirë e enjtja, në Fushën e Danubit era do të ndryshojë drejtim dhe do të fryjë nga perëndimi-veriperëndimi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova