Vjet inflacioni për tetorin 2026 krahasuar me tetorin 2025 është 6.0%

Hënë, 16 Nëntor 2026, 15:06

Godina e Institutit Kombëtar të Statistikave

Godina e Institutit Kombëtar të Statistikave

FOTO: nsi.bg

Madhësia e shkronjave

Inflacioni mujor është 1.2%, ndërsa inflacioni vjetor arrin në 6.0%. Inflacioni është matur përmes Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK). Inflacioni mujor i referohet tetorit 2026 krahasuar me muajin paraardhës, ndërsa inflacioni vjetor i referohet tetorit 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.

Në tetor 2026, krahasuar me muajin e mëparshëm, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në grupet: “Veshje dhe këpucë” (7.4%), “Argëtim, sport dhe kulturë” (7.0%), “Shërbime arsimore” (2.5%) dhe “Pije alkoolike dhe produkte të duhanit” (1.1%).

Inflacioni i akumuluar, i matur me IÇK, për tre vitet e fundit (tetor 2026 ndaj tetorit 2023) është 13.7%, ndërsa për pesë vitet e fundit (tetor 2026 ndaj tetorit 2021) arrin në 41.5%.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva