Artikull
„Ti je dashuria“… Veselin Marinov me tre koncerte në NDK
Martë 17 Nëntor 2026 09:10
Martë, 17 Nëntor 2026, 09:10
FOTO: Facebook/ Veselin Marinov
Madhësia e shkronjave
Për Veselin Marinovin, viti 2026 kaloi nën shenjën e 45-vjetorit të karrierës së tij artistike në skenë. Këngëtari e shënoi këtë përvjetor me një turne jubilar, i cili përfshiu të gjitha stinët e vitit dhe përmbante pothuajse 60 data koncertesh në të gjithë vendin. Turneu përmbyllet në Sofje, me tri koncerte radhazi në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK), më 18, 19 dhe 20 nëntor. Biletat për këto koncerte kanë kohë që janë shitur të gjitha. Sepse, siç e prezanton ngjarjen ekipi i këngëtarit: „Ti je dashuria“ nuk është thjesht një koncert, por një përjetim që të prek zemrën që nga kënga e parë dhe mbetet gjatë në kujtesë edhe pas duartrokitjes së fundit. „Lejojini vetes pak kohë për emocione, muzikë dhe çaste të përbashkëta nën tingujt e hiteve më të dashura, të interpretuara drejtpërdrejt – një atmosferë e ngrohtë, ndjenja të forta dhe një zë që e shndërron çdo këngë në një mesazh personal për publikun. Një mbrëmje në të cilën do të kujtoni se si tingëllon dashuria…“
Krijimtaria muzikore e Veselin Marinovit dallohet qartë për këngët e tij melodioze kushtuar dashurisë, atdheut dhe vlerave të jetës, të cilat përcjellin frymën e muzikës së lehtë bashkëkohore bullgare. „Ti je dashuria“ është titulli i një prej hiteve të shumta të këngëtarit, të cilin jua propozojmë ta dëgjoni sot.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski