Lajm
Bullgaria rikthen një relikare të çmuar të shekullit XVII të vjedhur prej kohësh
Hënë 16 Nëntor 2026 15:51
Hënë, 16 Nëntor 2026, 15:51
FOTO: mc.government.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria arriti të rikthejë një relikare me vlerë jashtëzakonisht të lartë shkencore, historike dhe artistike, e punuar në shekullin XVII. Ajo ishte vjedhur në vitin 1999, së bashku me objekte të tjera, nga Manastiri i Baçkovos “Fjetja e Hyjlindëses”, njoftoi Ministria e Kulturës.
Në maj të vitit 2026, Ministria e Kulturës mori një sinjal se një relikare e shekullit XVII, me një mbishkrim dhuruesi që e lidhte me Manastirin e Baçkovos, pritej të dilte në ankand në Estoni. Institucionet bullgare vendosën menjëherë kontakt me autoritetet estoneze dhe ndërmorën veprimet e nevojshme për të penguar shitjen.
FOTO: mc.government.bg
Në kuadër të një operacioni ndërkombëtar, më 11 nëntor 2026, në Talin të Estonisë, dhe në zbatim të një urdhri evropian hetimor të Republikës së Bullgarisë, relikarja u kthye në Bullgari.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva