"Histori me krahë – shpendët e Via Pontica" - ekspozitë fotografike në Sofje

Martë, 17 Nëntor 2026, 05:24

"Histori me krahë – shpendët e Via Pontica" - ekspozitë fotografike në Sofje

FOTO: Organizatorët

Madhësia e shkronjave

Ekspozita fotografike "Histori me krahë – shpendët e Via Pontica" e Dragomir Georgievit do të hapet më 17 nëntor në sallën "Bulevard 138" në Sofje, njoftojnë nga fondacioni "Art by the Sea". Ekspozita përfshin fotografi të flamingove, mjellmave të bardha dhe shpendëve të tjerë, të realizuara në habitatin e tyre natyror. 

"Pas çdo fotografie fshihen orë të tëra pritjeje. Gjithmonë them se, kur fotografojmë, ne jemi mysafirë të këtyre krijesave dhe mund të shohim vetëm atë që ato na lejojnë të shohim", thotë autori. Kjo është ekspozita e tij e parë personale, e cila u prezantua për herë të parë në shtator, në kuadër të festivalit të artit "Pomorie dhe Miqtë". 

Via Pontica është një nga rrugët kryesore migratore të shpendëve në Evropë, e cila kalon edhe përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi. Gjatë stinëve të ndryshme, bregdeti shërben si vend pushimi ose habitat për shumë lloje shpendësh.


Mësoni më shumë për pasurinë e shpendëve në Bullgari nga arkivi ynë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva