LAJME

Lajm

Në Sofje diskutohet si të dhënat dhe AI po ndryshojnë botën

Martë, 17 Nëntor 2026, 04:15

Në Sofje diskutohet si të dhënat dhe AI po ndryshojnë botën

FOTO: Instituti GATE

Madhësia e shkronjave

Më 17 nëntor, Instituti GATE pranë Universitetit të Sofjes "Shën Klementi i Ohrit" do të organizojë forumin ndërkombëtar "UpToGate 2026: Powered by Data". Ngjarja do të mbledhë përfaqësues të shkencës, biznesit, sektorit publik dhe komunitetit teknologjik për të shqyrtuar se si të dhënat dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë mënyrën e zhvillimit të qyteteve, kujdesit shëndetësor, mobilitetit dhe shërbimeve publike. 

Në qendër të forumit do të jetë rruga nga të dhënat drejt zgjidhjeve konkrete, nga krijimi i hapësirave të besueshme dhe të ndërlidhura të të dhënave, përmes zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe binjakëve digjitalë, deri te zbatimi i teknologjive që u përgjigjen nevojave konkrete shoqërore dhe ekonomike.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva