Lajm
Radhë automjetesh në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” drejt Turqisë
Martë 17 Nëntor 2026 10:23
Martë, 17 Nëntor 2026, 10:23
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi drejt Turqisë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” është i dendur. Policia Kufitare u kujton udhëtarëve të llogarisin mundësinë e pritjeve gjatë kalimit në “Kapitan Andreevo”. Ata që udhëtojnë drejt Rumanisë duhet të kenë parasysh edhe kufizimet e përkohshme në linjat e trageteve në lumin Danub. Në të gjitha pikat e tjera kufitare dhe vendkalimet kufitare të vendit, qarkullimi zhvillohet normalisht.
Për shkak të punimeve për shtrimin e asfaltit, nga ora 08:00 deri në 17:00 do të ketë kufizime në degëzimin rrugor që të çon drejt fshatit Novi Han, në kilometrin e pestë të nyjës rrugore “Novi Han”, në autostradën “Trakia”. Lajmin e bëri të ditur Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Kufizime të përkohshme do të ketë edhe më 17 nëntor në autostradën “Trakia”, në segmentin mes fshatrave Trilistnik dhe Bellozem, për shkak të riparimeve të pjesshme të asfaltit. Deri në orën 17:00 do të jetë e mbyllur për qarkullim korsia kryesore dhe ajo e emergjencës në karrexhatën në drejtim të Burgasit.
Vijon të jetë në fuqi ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda me peshë mbi 12 tonë në rrugën mes Jakorudës dhe Jundolës, përgjatë lumit Mesta. Kufizimi është vendosur për shkak të rrezikut të shembjes së plotë të murit mbajtës në rast të ngarkesës së madhe. Më 1 nëntor, lumi Dreshtenec, degë e lumit Mesta, shembi murin mbajtës në këtë aks të rëndësishëm rrugor rajonal, në zonën e Avramovos.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Bullgari u regjistruan 17 aksidente të rënda rrugore, ku një person humbi jetën dhe 25 të tjerë u plagosën, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit nëntor, në vend u regjistruan 254 aksidente të rënda, me 31 viktima dhe 373 të plagosur. Ndërsa që nga fillimi i vitit, në 6031 aksidente të rënda rrugore humbën jetën 446 persona, kurse 7526 të tjerë u plagosën. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave në aksidentet rrugore u rrit me 54 persona.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova