Lajm
Travel Off Path: Sapareva Banja 62% më e lirë se Zvicra
Martë 17 Nëntor 2026 10:56
Martë, 17 Nëntor 2026, 10:56
FOTO: Travel Off Path
Madhësia e shkronjave
Sapareva Banja është përfshirë në një renditje me pesë destinacione evropiane dimërore, që revista amerikane e udhëtimeve Travel Off Path i cilëson si vende pak të njohura, por që ofrojnë pushime më ekonomike se Zvicra. Përveç Sapareva Banjës, botimi rekomandon edhe Litohoron, në rrëzë të malit Olimp në Greqi, Bledin në Slloveni, Zhabljakun në Mal të Zi dhe Mavrovën në Maqedoninë e Veriut.
Një ekip i revistës ka vizituar në mënyrë anonime Sapareva Banjën dhe zonën përreth. Gjatë vizitës, ata janë njohur nga afër me kushtet për turizmin kurativ me ujëra minerale, si dhe me çmimet e akomodimit në më shumë se 130 shtëpi pritëse dhe hotele. Vizitorët kanë ngjitur edhe në zonën e Paniçishtes dhe të Shtatë Liqeneve të Rillës.
Në këtë përzgjedhje përfshihen destinacione të ndryshme evropiane për turizmin dimëror, nga qytetet pranë liqeneve piktoreske deri te vendpushimet malore.
Destinacioni bullgar veçohet për burimet e nxehta minerale, ku temperatura e ujit arrin deri në 103 gradë Celsius, si dhe për mundësinë e kombinimit të pushimeve në qendrat SPA me sportet dimërore në malin Rilla.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova