Lajm
Bansko Film Fest prezanton filma për alpinizëm dhe aventura
Mërkurë 18 Nëntor 2026 04:35
Mërkurë, 18 Nëntor 2026, 04:35
FOTO: Bansko Film Fest
Madhësia e shkronjave
Nga 18 deri më 22 nëntor 2026, Bansko do të jetë mikpritës i edicionit jubilar të 25-të të Bansko Film Fest, forumit më të madh në Bullgari kushtuar kulturës malore dhe udhëtimeve. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë 80 filma nga 35 vende të botës dhe 8 kontinente, njofton BTA.
Programi përfshin gjithashtu 15 prezantime nga emra bullgarë dhe ndërkombëtarë të sporteve ekstreme, ekspozita fotografike dhe diskutime. Programi për fëmijë dhe të rinj BanskofilmfestKIDS do të angazhojë më shumë se 400 fëmijë në konkurse, gara ngjitjeje, orientim në natyrë, eksplorim shpellash dhe mësime të astronomisë.
Mes të ftuarve të festivalit janë ski-alpinisti polak Bartek Ziemski, regjisori australian Michael Dillon, paraglajdisti italian dhe dy herë kampion bote Aaron Durogati, një nga ngjitësit më të njohur britanikë Pete Whittaker, alpinisti gjerman Felix Berg, paraglajdisti bullgar Veselin Ovçarov, Tonço Tonçev, i vetmi bullgar që ka ngjitur dy herë majën Dhaulagiri (8167 m) pa oksigjen shtesë, ultramaratonisti Pirin Gallov dhe shumë të tjerë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva
- #udhëtime
- #aventura
- #filma
- #konkurse
- #alpinëzëm
- #sporte ekstreme
- #Bansko
- #Pirin Gallov
- #Bansko Film Fest
- #BanskofilmfestKIDS
- #filma për alpinizëm dhe aventura
- #kulturë malore
- #ekspozita fotografike
- #gara ngjitjeje
- #orientim në natyrë
- #eksplorim shpellash
- #mësime të astronomisë
- #Bartek Ziemski
- #Michael Dillon
- #Aaron Durogati
- #Felix Berg
- #Veselin Ovçarov
- #Tonço Tonçev
- #maja Dhaulagiri