Lajm
SpaceX me idenë që Bullgaria të bëhet qendër rajonale për komunikimet satelitore
Martë 17 Nëntor 2026 15:15
Martë, 17 Nëntor 2026, 15:15
FOTO: geekwire.com
Madhësia e shkronjave
Kompania amerikane SpaceX ka shprehur interes që Bullgaria të shndërrohet në një qendër rajonale të saj për komunikimet satelitore. Përfaqësues të kompanisë, të cilët ndodhen për vizitë në vend, diskutuan me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e еkonomisë, investimeve dhe industrisë Aleksandër Pulev mundësitë për ndërtimin e stacioneve tokësore dhe objekteve për sistemin Starlink, si dhe për zhvillimin e qendrave të të dhënave dhe infrastrukturës kompjuterike, njoftoi ministria.
Përfaqësuesit e kompanisë
kanë deklaruar interes për zgjerimin e partneritetit me kompani bullgare dhe
për rritjen e pranisë së tyre investuese në Bullgari. Sipas ministrisë, ky
interes është rezultat i misionit të biznesit në Uashington në muajin tetor, të
udhëhequr nga Aleksandër Pulev, njoftoi BTA.
Aleksandër Pulev në Uashington
FOTO: Ministria e Ekonomisë, Investimeve dhe Industrisë
Pulev ka diskutuar hapat e mëtejshëm pas misionit edhe me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA-së në Bullgari, Martin McDowell, përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Bullgari dhe të kompanive pjesëmarrëse në delegacionin bullgar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva